Fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, Lionel Skaloni merr vendimin për të ardhmen

by admin
Spread the love

Lionel Skaloni do të vijojë të jetë trajner i Argjentinës, të paktën deri në përfundimin e Kupës së Amerikës, kompeticion i cili do të zhvillohet nga data 20 qershor deri më datë 14 korrik.

Ai arriti që “Albicelestet” të triumfonin në Botëorin Katar 2022, por surprizoi kur pas një ndeshje ndaj Brazilit në nëntor, deklaroi se po mendonte tërheqjen nga kombëtarja pasi sipas tij ishte e vështirë për të vijuar në rrugën e sukseseve ndërsa shprehu edhe ambicien për të drejtuar një klub europian.

Megjithatë, pasi mori kohën e duhur dhe pas një takimi të fundit me krerët e Federatës, tekniku ka vendosur të qëndrojë. Argjentina do të tentojë të ruajë edhe statusin si Kampione e Amerikës, titull që e fitoi në vitin 2021 teksa mposhti në finale Brazilin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like