Fisnik Syla nxjerrë nga banka 500.000 euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shantazhin që i bëri kompania turistike, vendosi ta luftojë ashpër kësaj here.

Biznesmeni i njohur Fisnik Syla u akuzua nga kompania për borxhin rreth biletave për në Maldive, e që kësaj here ai e dëshmoi se gjithçka ishte një lojë e ndyrë e personave të cilët përmendën emrin e tij.

Suksesin e tij dhe shantazhin që iu bë kësaj here e dëshmoi ndryshe, ku nga llogaria bankare tërhoqi shumën e 500 mijë eurove, duke bërë me dije se s’i kishte mbetur borxh askujt, e aq më pak shumën për të cilën u akuzua.

Kujtojmë se biznesmeni në fjalë është nënshtetas belg, e që bëri të ditur se për këtë çështje do të organizojë avokatët e tij në Belgjikë e poashtu edhe në Kosovë.

Vlenë të përmendet se Fisniku është ndër emrat i cili vazhdon të ofrojë ndihmë shumë familjeve skamnore dhe personave që kanë nevojë për mbështetjen e tij.

Për më shumë rreth skandalit të djeshëm, tregon videoja ku nga ana e Fisnikut dëshmohet gjithçka!/Kosovarja/


You may also like