Firma më e madhe e taksive pezullon këto makina pas aksidentit fatal në Paris

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Firma më e madhe e taksive në Paris “G7” ndaloi përdorimin e makinës Tesla Model 3 pasi njëra prej tyre u përfshi në një aksident. Një person humbi jetën dhe 20 persona të tjerë u plagosën në aksidentin që ndodhi javën e kaluar. Kompania “Tesla” mohoi akuzat që makina kishte pasur probleme teknike.

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për aksidentin e ndodhur. Ministri i Transportit Jean Baptiste Djebbari deklaroi, se nga hetimet paraprake nuk rezulton që aksidenti të jetë shkaktuar nga një problem teknik. Shefi ekzekutiv i “Teslas” për Evropën garantoi ministrin francez ditën e martë që nuk ka pasur raportime që ky model të ketë pasur probleme teknike.

Makina drejtohej në momentin e aksidentit nga një punonjës i firmës së taksive, që po shkonte në një restorant me familjen e tij. Mediat franceze raportuan që makina u përplas me dy këmbësorë, një semafor dhe një furgon.

Kritikët e kanë akuzuar kompaninë, që teknologjia e krijuar prej saj nuk e drejton automatikisht makinën dhe që drejtuesit duhet të ruajnë kontrollin e makinës gjatë gjithë kohës. “Tesla” ka deklaruar, që makinat e saj janë të pajisura me një sistem autopilot dhe që në të ardhmen do të pajisen me një sistem të plotë vetëdrejtimi.

/GazetaSinjali/

You may also like