Fiorentina i rrëmben Europën Atalantës, goleadë në “Olimpico”

by admin
Spread the love

Fiorentina mposht Juventusin 2-0 në ndeshjen e fundit të kampionatit italian dhe siguron një vend në Conference League sezonin e ardhshëm. Një gol i Duncan në minutat shtesë të pjesës së parë ka zhbllokuar sfidën, ndërsa Nico Gonzalez në minutat shtesë ka vulosur suksesin e Fiorentinës, pasi ka shënuar golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Suksesi i skuadrës së Italianos përballë Juventusit, duket se ka demoralizuar Atalantën (duhej të fitonte ndeshjen e saj dhe të shpresonte që Fiorentina të mos fitonte), që është mposhtur 0-1 në “Gewiss” nga Empoli. Skuadra e Gasperinit do të mungojë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në “Olimpico”, aty ku Lazio dhe Verona luanin aktin e fundit të këtij sezoni në Serie A, por pa ndonjë objektiv për të arritur. Miqtë nisin më mirë ndeshjen dhe kalojnë në avantazh të dyfishtë falë golave të Simeone dhe Lasagna. Lazio reagon dhe arrin të vendosë ekuilibër që në 45 minutat e para falë golave të Cabral dhe Felipe Anderson.

Pedro kalon në avantazh kryeqytetasit në pjesën e dytë, por Verona barazon shifrat me Martin Hongla. Mbyllet 3-3 në ndeshje plot emocione në “Olimpico”. Lazio do të luajë në Europa League (e kishte siguruar që një javë më parë), ndërsa Verona mbyll shumë mirë një sezon të shkëlqyer.

Foto: ACF Fiorentina Twitter

You may also like