Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Eksporti i gazit rus në Finlandë është ndalur, ka konfirmuar kompania shtetërore finlandeze Gasum, raportojnë agjencitë e huaja.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimi me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndërpritet. Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe jemi siguruar që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit,” tha kompania, pasi morri njoftimin nga Gazprom se do të ndalojnë furnizimin me gaz natyror nga mëngjesi i së shtunës.

Gasum refuzoi t’i paguante Gazpromit për gazin në rubla, ashtu siç kishte kërkuar Rusia nga vendet evropiane.

“Gazprom Export informoi Gasum të premten pasdite, më 20 maj, se furnizimi me gaz natyror në Finlandë sipas kontratës me Gasum do të ndërpritet të shtunën, më 21 maj në orën katër të mëngjesit GMT”, tha Gasum.

Kompania do të vazhdojë të furnizojë klientët finlandezë me gaz nga burime të tjera nëpërmjet tubacionit Balticconnector.

Edhe pse shumica e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia, gazi përbën vetëm pesë për qind të konsumit vjetor të energjisë në vend.

Finlanda aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n këtë javë, një veprim që ka zemëruar Rusinë, e cila është ankuar prej kohësh se blloku i mbrojtjes perëndimore po ndërhyn shumë afër kufijve të saj, ndaj dhe nisi një agresion në Ukrainë për të ndaluar këtë.

Vendi nordik ka një histori lufte me Rusinë, në vitin 1940, që edhe pse me një ushtri të vogël përballë një ushtrie të madhe, arriti ta poshtëronte në një fushëbetejë të bardhë nga bora e rënë.

Në dekada Finlanda vendosi të jetë neutrale, as me Lindjen e as me Perëndimit, por së fundi po pozicionohet: me Perëndimin! /tesheshi.com/  

 

You may also like