Financimet në PD, deklarata e fortë e Ballës: Shqipëria nuk është imune ndaj sulmeve të Rusisë

by admin
Spread the love

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, gjatë komunikimit për mediat është ndalur tek financimet ruse në PD.

Më tej ai është ndalur tek sulmet ruse në PD.

“Unë nuk mbaj mend se sa herë kam dalë këtu për dyshimet që lidheshin me një skemë financimi të PD nga kompani që shkonin me llogari bankare në një ofshor. Natyrshëm gjithë skema edhe me emra konkretë. Duhet të themi që as Shqipëria dhe asnjë vend nuk është imun nga kërcimet dhe përpjekjet e Rusisë për të dëmtuar demokracinë në vendet jo miqësore me të. Ky kërcënim që vjen nga Rusia duhet adresuar,” tha Balla.

E ndërsa lidhur me Reformën Territoriale, Balla tha se ekspertët kanë sugjeruar t’i qëndrojnë ndarjes aktuale.

“Kemi dëshmuar se PS është një forcë bashkimi. Shkoni pyesni banorët e Kamzës dhe do t’ju konfirmojnë se nëse në Shqipëri do punë duhet të kesh kryetar bashkie të PS. Nëse do punë ju e dini. Ne në grupin parlamentar të PS kemi marrë informacion nga ekspertët që pasi morën në konsideratë propozimet, na kanë sugjeruar për rritje të numrit. Konkluzioni i ekspertëve është që ne ti qëndrojmë kësaj ndarje territoriale”, tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like