Financim deri në mars, vota në Kongres: Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane

by admin
Spread the love

Në një dramë të përsëritur në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve i dha dritën jeshile projektligjit që parashikon financimin e qeverisë federale deri në fillim të marsit, duke shmangur kështu mbylljen e pjesshme të saj.

Projektligji i është dërguar tashmë për presidentit Joe Biden, për miratimin final përmes firmës së tij. Përpara se drafti t`i dërgohej Dhomës në 18 janar, senati i dha me urgjencë OK-in e tij në sfondin e ngutjes që diktonte afati, i cili skadonte sot.  “Kemi lajme të mira për Amerikën. Nuk do të kemi mbyllje të premten”, deklaroi kreu i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer.

Si Senati, ashtu edhe Dhoma përshpejtuan seancat për votim për shkak të parashikimeve se do të ketë një stuhi dimërore e cila mund të pengonte mbajtjen e seancave për votim të projektligjit për financimin e përkohshëm të Qeverisë federale. Demokratët janë shumicë në senat, por Dhoma e përfaqësuesve kontrollohet nga republikanët. Ligjvënësit amerikanë deri më tani nuk kanë arritur të pajtohen për financimin e vitit të ri fiskal që ka nisur më 1 tetor.

Projektligji zgjat deri në fillim të marsit shkallën aktuale të shpenzimeve qeveritare duke ofruar kohë që të dy dhomat e Kongresit të zgjidhin dallimet e tyre mbi shpenzimet për vitin fiskal që filloi tetorin e kaluar. Buxheti afatshkurtër për disa agjenci federale përfundon më 1 mars.


Top Channel

You may also like