Finalja e Tiranës, Policia publikon hartën me zonat e dedikuara për tifozët

by admin
Spread the love

Policia e Shteti ka publikuar hartën me zonat e dedikuara për tifozët dhe personat që dëshirojnë të lëvizin me makina. Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, Policia e Shtetit ka kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar vendimet e marra.

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj.

Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.

Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë”, shkruhej në deklaratën e Policisë së Shtetit. /oversport.tv

You may also like