Finalja e madhe Argjentinë-Francë, trajnerët zgjedhin formacionet zyrtare

by admin
Spread the love

Argjentina dhe Franca do të përplasin “brirët” në finalen e madhe të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar ku kërkojnë trofeun e tretë në historinë e tyre. “Gjelat” kërkojnë të mbrojnë titullin kampion, ndërsa nga ana tjetër Argjentina lufton për t’u rikthyer në krye të botës pas 36 vitesh.

Kur na ndajnë edhe shumë pak na starti i sfidës të cilën mund ta ndiqni live edhe në platformën Tibo, të dy teknikët kanë zgjedhur edhe formacionet zyrtare.

Kështu, ndryshe nga ndeshjet e tjera, Lionel Scaloni ka preferuar skemën 4-3-3 ku në fushë do të zbresë edhe Angel Di Maria, një mungesë në disa ndeshje të Botërorit. Gjithashtu në krahun e mjatë të mbrojtjes rikthehet Acuna që mungoi për shkak kartonësh në gjysmëfinale.

Franca përgjigjet me 4-2-3-1 dhe nuk do të ketë mungesa në raport me ndeshjet e fundit. Edhe pse u përfol për disa probleme shëndetësore për ekipin francez, sidomos për Olvier Giroud, ky i fundit do të udhëheqë sulmin e “Gjelave”.

FORMACIONET ZYRTARE

ARGJENTINA (4-3-3): E. Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Fernandez, Mac Allister; Di Maria, Messi, Alvarez

FRANCA (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T.Hernandez, Rabiot, Tchouameni; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Foto: Screenshot, FIFA World Cup, Twitter

You may also like