Finalja e Europa League, Frankfurt barazon Rangers

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin e Sevilla-s, Sanches Pizjuan luhet finalja e Europa League mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers.

Kjo do të jetë finalja e katërt për Eintracht Frankfurt dhe kërkon trofeun e dytë në këtë kompeticion pas 42 vitesh. Nga ana tjetër, finalja e pestë europiane për Rangers, që kërkon të koleksionojë një trofe të rëndesishëm në kontinentin e vjetër.

Vetëm një finale e fituar në histori, ajo e sezonit 1971-1972 në Kupën e Kupave, ndërsa rikthehet në finalen e këtij kompeticioni pas 14 vitesh. Së fundmi, janë publikuar edhe formacionet e ndeshjes finale ku trajnerët Glasner dhe Van Bronckhorst kanë hedhur në fushë më të mirët që kanë në dispozion.

Eintracht Frankfurt (3-4-2-1): Trapp; Tuta, Touré, N’Dicka; Knauff, Rode (c), Sow, Kostic; Lindstrøm, Kamada; Borré.

Rangers (4-3-3): McGregor; Tavernier (c), Goldson, Bassey, Barisic; Jack, Lundstram, Kamara; Kent, Aribo, Wright.


Top Channel

You may also like