“Finalja e Champion ishte një dështim”/ Liverpool kërkon hetim për vonimin e ndeshjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë pas humbjes së finales së madhe të Champions League ndaj Real Madridit, Liverpooli kërkon një hetim mbi ato që i quan “çështje të papranueshme” me të cilat u përballen tifozët, që çuan në vonimin e finales së madhe, të cilën tani shumë po e quajnë dështim për mënyrën se si u organizua.

UEFA vonoi fillimin e ndeshjes me më shumë se 30 minuta, duke përmendur “arsye sigurie”. Ndeshja në “Stade de France” të Parisit nuk filloi deri në orën 21:36, ndërsa Reali mposhti në fushë Liverpoolin me rezultat 1-0.

Policia jashtë terrenit të stadiumit  hodhi gaz lotsjellës ndërsa një numër i vogël mbështetësish u përpoqën të ngjiteshin mbi barrierat e sigurisë.

Mbrojtësi i Liverpool-it, Andy Robertson, tha se organizimi i ndeshjes ishte një “shkatërrim total “. Ndërsa oficerët e policisë së Merseyside postuan në Twitter se ishte “ndeshja më e keqe evropiane që kanë punuar ose përjetuar ndonjëherë”.

Imazhe të shumta mbushën rrjetet sociale që tregonin  grumbullimin e turmave të mëdha të fansave që rrinin në radhë për të hyrë. Shumë pretenduan se kishin qenë në stadium disa orë përpara fillimit, por u ndaluan të futeshin.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer nga problemet e hyrjes në stadium dhe prishjen e perimetrit të sigurisë me të cilën u përballën tifozët e Liverpool. Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin evropian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skenat që kemi parë sonte. Ne kemi kërkuar zyrtarisht një hetim zyrtar për shkaqet e këtyre çështjeve të papranueshme”, tha klubi në një deklaratë zyrtare.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA tha se i mirëkupton ata që u preken nga kjo ngjarje dhe do t’i shqyrtojë më tej këto çështje urgjentisht së bashku me policinë dhe autoritetet franceze, dhe me Federatën Franceze të Futbollit.


Top Channel

You may also like