Finale të parakohshme në Champions, short me fat për skuadrat italiane

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së 1/8-ve të finales së Champions League, që ka rezervuar përballje shumë interesante.

Goglat kanë dhuruar finale të parakoshme, ku spikat përballja mes Liverpool dhe Real Madrid dhe sfida PSG-Bayern. Kuqezinjtë e Milanit do të sfidojnë Tottenham për një vend në çerekfinale, ndërsa Napoli do të përballet me Eintracht Frankfurt. Interi do të luajë kundër Portos, ndërsa Dortmund do të sfidojë Chelsea.

Manchester City do të luajë kundër gjermanëve të Leipzig, ndërsa Club Brugge do të sfidojë Benfican.

NDESHJET

RB LEIPZIG-MANCHESTER CITY

CLUB BRUGGE-BENFICA

LIVERPOOL-REAL MADRID

MILAN-TOTTENHAM

FRANKFURT-NAPOLI

DORTMUND-CHELSEA

INTER-PORTO

PSG-BAYERN

Ndeshjet e para janë programuar të luhen në datat 14-15 dhe 21-22 shkurt të vitit 2023, ndërsa ndeshjet e kthimit në 7-8 dhe 14-15 mars. Shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen do të mbahet në 17 mars.

Foto: UEFA Champions League Twitter

You may also like