Fillova t’i them Oltës ‘a nominojmë Kiarën‘, e humba krejt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duket se hyrjet e reja në Big Brother VIP kanë sjellë diskutime të reja, por edhe mjaft gëzim e humor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjatë mbrëmjes së kaluar, banorët kanë qeshur e kërcyer me njëri-tjetrin.

Teksa po qëndronin jashtë e po argëtoheshin me njëri-tjetrin, Luiz Ejlli nuk ngurroi t’u thonte banorëve të rinj se kanë sjellë jetë në shtëpi, pasi ishin bërë si kuvend murgeshash. Madje me humor këngëtari u shpreh se aq shumë e kishte humbur, sa ishte duke bërë plan me Olta Gixharin që të nxirrte në nominim Kiara Titon.

“O mos vdekshi kurrë o banorë të rinj se na keni sjellë jetë se ishim bërë si me qenë kuvend murgeshash. Duke i thënë mirëmëngjesi njëri-tjetrit, Oltës a mund të vallëzojmë bashkë, Olta a do kafe? E humbëm krejt. Duke pyetur Oltën ça do për të ngrënë, a do kamomil e kështu gjërash.

E humba krejt. Erdhët ju e na shkundët pak. Për Zotin fillova duke lutur Oltën me kamomil, ku të çon mushka o shok. Duke i thënë Oltës a nominojmë Kiarën, e humba krejt unë. Kristi që i thoshte Keisit me zor pres me taku Sabin, pavarësisht se kjo ndodhi tamam. U bëfshi 1000 vjeça me tanë ça keni”, tha Luizi dhe gjithë banorët qeshnin me lot.

You may also like