Filloreta Syla-Cekaj e njohur në Zvicër për thonjë, qerpikë, fryerje buzësh dhe kurse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

A keni dëgjuar për “Leta Beauty”, që është qendra e bukurisë me shërbimet më ekskluzive të bukurisë, estetikës dhe kujdesit të përgjithshëm.

Filloreta Syla-Cekaj, është zonja që ngriti “Leta Beauty”, atë që njihet si vendi ku kryhen një mori shërbimesh speciale nga fusha e të bukurës dhe nga ku klientet dalin gjithmonë tejet të kënaqura.

Ajo, ka kryer shkollimin dhe kurset për fushën e bukurisë, kozmetikës dhe estetikës në firmat më të njohura në Zvicër.

Filloreta Syla-Cekaj është profesioniste dhe nënë e përkushtuar e katër fëmijëve me prejardhje nga Deqani, por që jeton dhe punon në Zvicër, ku prej katër vitesh merret me këtë profesion, ndërkohë që biznesin e ka hapur që dy vite.

Tek “Leta Beauty” ofrohen shërbime si, mbjellja e thonjëve, e qerpikëve, ofrohet fryerja e buzëve me Heluoron dhe gjithashtu mbahen kurse të qerpikëve për të gjitha ato që duan ta mësojnë më së miri këtë punë dhe të bëhen me një zanat mjaftë fitimprurës.

Shumë femra, të cilat duan të kenë buzë më të bukura dhe të fryera, tashmë e dinë adresen ku ëndrra e tyre bëhet realitet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Filloreta, punon edhe me shumë personazhe të njohura, por e ruan me fanatizëm privatësinë e tyre. Thotë se për të çdo kliente është si të ishte personazh i njohur, pasi të gjitha njëlloj i ka të çmuara.

Kjo zonjë që duket se i bënë të gjitha me një pasion të madh, thotë se ishte energjia pozitive ajo që e udhëzoj në rrugën e suksesit.

“Para disa vitesh nuk kam besuar në energji pzoitive dhe disi më tepër mendoja negativisht. Një ditë më erdhi në lokal një kliente që quhej Valentina Rexhaj, me të cilen biseduam gjërë e gjatë dhe më mësoj se si ta kultivoj energjinë pozitive. Nga ajo ditë, tërheqi drejtë vetës vetëm persona pozitiv dhe suksese. I jam shumë falenderuese”, thotë Filloreta Syla-Cekaj, gruaja e sukseshme, e cila jeton me shprehjen “Çdo ditë në çdo gjë bëhem më e mirë dhe më e mirë”.


You may also like