Fillon të lëvizë merkato e Torinos, klubi ka gati dy dhurata për Juric

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Torino është shumë pranë një goditjeje të dyfishtë në merkato. Klubi granata është shumë pranë firmës me Nikola Vlasic. Mesfushori kroat do të vijë nga West Ham në formë huazimi me të drejtë blerjeje prej 15 milionë eurosh. Lojtari do të përfitojë 2.5 milionë euro neto në sezon.

Në mesfushë tekniku Juric është gati të përqafojë edhe Aleksej Miranchuk, pasi Atalanta është gati që të zhbllokojë tratativën, që kishte ngecur gjatë ditëve të kaluara.

Pas zënkës mes Juric dhe drejtorit sportiv Vagnati duket se merkato e Torinos po lëviz. Vlasic do të zërë vendin e Brekalo në mesfushë.

Për të kompletuar organikën mungon një sulmues dhe një mbrojtës: Lazetic i Milanit dhe Denayer (aktualisht lojtar i lirë) janë dy emrat që kryesojnë listën e objektivave. / Oversport.tv

You may also like