Ka filluar skriningu bilateral si pjesë e fillimit zyrtar të negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
“Republika e Maqedonisë së Veriut sot pasdite në Bruksel filloi procesin e skriningut bilateral. Maqedonia e Veriut, që nga pavarësia e saj në vitin 1991, ka shprehur qartë dhe pa mëdyshje vendosmërinë e saj strategjike për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE dhe me gjithë kapacitetin e saj administrativ dhe social ishte e përkushtuar për arritjen e këtyre qëllimeve”, thonë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së.
Nga Qeveria vlerësojnë se Metodologjia e re, e miratuar në mars 2022, do t’i japë një shtysë të re negociatave të anëtarësimit dhe do të konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj politikës së zgjerimit së bashku me angazhimet e marra në agjendën e Selanikut dhe deklaratat pasuese nga Sofja, Zagrebi dhe Brdo.