Fillon Serie A në Oversport! Dita e Milanit dhe Interit, Monza gati për debutimin historik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Erdhi momenti i shumë pritur. Pas disa muajve pushim do të startojë sot kampionati italian i futbollit që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të paketës Tibo.

Ditën e sotme do të zbresin në fushë dy skuadrat e Milanos, dy ekipet favorite për të fituar titullin kampion të Serie A.

Në orën 18:30, kampionët në fuqi të Italisë do të bëjnë debutimin sezonal në “San Siro” përballë Udineses. Pioli i ka besuar sulmin Rebic, që do të mbështetet nga Messias, Diaz dhe Leao. Gjatë ndeshjes pritet të debutojnë në Serie A dy blerjet e reja të kuqezinjve, De Ketelaere dhe Origi. Në krahun tjetër qëndron Udinese që i ka besuar stolin teknikut Sottil dhe ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm gjatë merkatos.

Formacionet e mundshme

Interi do të debutojë në kampionat në shtëpinë e Lecce, që u ngjit sezonin e kaluar në elitë. Inzaghi pritet ti besojë një vend si titullar Gosens, ndërsa në sulm do të luajë dyshja Lukaku-Lautaro. Brozovic është rikuperuar dhe Asllani mund të debutojë me fanellën zikaltër në Serie A gjatë ndeshjes.

Formacionet e mundshme

Në orën 18:30 do të luhet edhe sfida Sampdoria-Atalanta, ndërsa në mbrëmje në 20:45 Monza është gati të bëjë debutimin historik në Serie A në shtëpi përballë Torinos.

Spektakli është i garantuar, prandaj ndiqni magjinë e futbollit italian vetëm në Oversport dhe Tibo.

You may also like