Fillon numërimi i votave nga diaspora (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë të dielës në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar votat e ardhura me postë nga jashtë vendit.

Në total erdhën 10934 të tilla, por një numër i tyre u refuzuan.

“Janë aprovuar 9610 zarfe, ndërsa janë refuzuar 1324 të tilla, pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-se.

Mundësi të njëjtë votuesit nga jashtë Kosovë, do të kenë edhe në zgjedhjet për balotazh që do të mbahen me 14 nëntor.

Por këtë gjë, do të mund ta bëjnë vetëm ata që tashmë janë të regjistruar në listat votuese nga jashtë vendit.

“Procesi i votimit do të fillon më 29 tetor, dhe do të mbyllet me 12 nëntor”, shtoi ai.

KQZ-ja bëri të ditur se do të hetojë 255 vendvotime të çdo komune në vend. Hapja e  tyre do të bëhet me qëllim të saktësisë së procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se rezultatet zyrtare për zgjedhjet lokale që u mbajtën një javë më parë, do të shpallen të hënën pas konfirmimit nga PZAP e Gjykata Supreme.

Ndërsa, certifikimi i tyre pritet të bëhet pas 3 dite.

You may also like