Fillon bojkoti i punës në Mjekimin Intensiv, shkak mospagesa tash e dy muaj

by admin
Spread the love

Një pjesë e stafit mbështetës shëndetësor në Mjekimin Intensiv, të cilët janë angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, tashmë kanë filluar ta bojkotojnë punën.

Front Online merr vesh se ky bojkot ka ardhë si pasojë e mos pagesës së tyre tash e dy muaj.

Numri i tyre që e kanë bojkotuar punën nuk është i madh. Por, të njëjtit që nga java e kaluar e kanë bojkotuar punën”, ka thënë ky burim për FrontOnline.

FrontOnline për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe nga drejtori i Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija.

I njëjti e ka konfirmuar rastin, duke thënë se arsye e vetme është mos pagesa për dy muaj.

“Një pjesë  etyre e kanë bojkotu punën. Janë duke e bërë si revoltë ndaj mospagesës”, ëhstë shprehur Spahiaj.

Ai ka treguar edhe numrin e atyre që e kanë bojkotuar punën.

“Para dy ditëve më kanë thënë katër apo pesë kanë qenë, por për sot nuk e di. Një pjesë ka punu, ndërsa një pjesë tjetër kanë revoltë ndaj mospagesës”, ka deklaruar ai për FrontOnline.

I pyetur sa a po paraqet problem mungesa e tyre, drejtori Spahija ka thënë se po i kompensojnë me stafin që e kanë prezent.

“Ne po i kompensojmë me stafin  që e kemi prezent dhe ata janë të domosdoshëm për të qenë aty”, ka pohuar ai.

Për problemin me të cilin po përballet stafi mbështetës shëndetësorr Front Online ka raportuar edhe javën e kaluar.

Ndërsa, sot është  siguruar edhe dokumentin në të cilin bëhet e ditur se stafi mbështetës shëndetësor nesër do të protestojën para Ministrisë së Shëndetësisë.

Në dokument thuhet se ata do ta shprehin pakënaqësinë e tyre që kanë për mos marrjen e pagave për gati tre muaj.

Lexo lajme interesante

You may also like