Filipçe: Nuk përjashtohet që vaksina të jetë e detyrueshme

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot deklaroi se është shumë e rëndësishme që mjekët e familjar të rrisin apelin për vaksinim kundër Covid-19 tek qytetarët.

 

“Mjekët familjar duhet të jenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është rritja e fushës së vaksinimit. Këtë duhet ta bëjnë përmes komunikimit intensiv me pacientët, për të dërguar një mesazh të rëndësishëm për vaksinimin. Nga ana tjetër, disa vende besojnë se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që vaksina të jetë e detyrueshme”, tha Filipçe. /SHENJA/


You may also like