Filipçe: Një foshnje ka lindur edhe në kovid-qendrën, 17 pacientë janë hospitalizuar për shkak alkoolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mëngjesin e sotëm ka deklaruar se nj foshnje ka lindur edhe në kovid qendrën, ku nëna e foshnjës është pozitive me koronavirius.
Ai tha se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Në klinikën për toksikologji janë pranuar 17 pacientë, 11 për shkak alkoolit të tepërt dhe pas trajtimit të nevojshëm ata janë mirë. Në shërbimin për ndihmë të shpejtë ka pasur rreth 50 thirrje, kryesisht për shkak të alkoolit, më pak për përleshje fizike dhe një thirrje për shkak të aksidentit të trafikut”, tha Filipçe, transmeton SHENJA.


You may also like