Filipçe: Niveli i vdekshmërisë te foshnjet e lindura para kohe është ulur në 8%

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi  se prej vitit 2016 deri në 2021 është arritur që të ulet vdekshmëria te foshnjet e lindura parakohe nga 26% në 8%, duke shtuar se ka tendencë që edhe kjo përqindje të ulet.

“Trajnimi dhe promovimi i vazhdueshëm i stafit dhe investimet e forta në pajisje moderne janë çelësi i suksesit dhe punës cilësore të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri. Në periudhën e kaluar kemi blerë 15 inkubatorë modernë, gjë që i ka munguar Klinikës, por edhe një sërë pajisjesh dhe mjetesh të tjera, si mikroskopët, sistemet e demineralizimit, makinat e frymëmarrjes, matësat e lëvizshëm të oksigjenit dhe pajisjet tjera”.


You may also like