Filipçe: E obligueshme të paktën një vaksinë ose PCR test për të punësuarit në sektorin publik

by admin
Spread the love




Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e sotme vendosi t’i propozojë Qeverisë, që të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe në vetadministratën lokale, gjatë shkuarjes në punë të tregojnë vaksinë të pranuar ose PCR test negativ, i cili do të vlejë të paktën 72 orë, ndërsa do të bëhet me harxhime personale, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Të punësuarit duhet të tregojnë ose vërtetim për kovid-19 të kaluar jo më të vjetër se 45 ditë, ose megjithatë vërtetim nga mjeku specialist se vaksinën nuk mund ta marrin, e ato janë situata të rralla imunologjike.

Filipçe rekomandoi që ndaj këtyre masave të përfshihen edhe kompanitë private.

Edhe një masë është edhe rekomandimi që vaksinimi të jetë i obligueshëm për të gjithë punonjësit në shëndetësi.

Masat duhet të hyjnë në fuqi dhjetë ditë pasi t’i miratojë Qeveria.


You may also like