Fiket automatikisht termocentrali bërthamor në Zvicër, arsyeja është ende e paqartë

by admin
Spread the love

Paraditen e së premtes është ndërprerë prodhimi i energjisë elektrike në termocentralin bërthamor Gösgen. Sistemi është në gjendje të sigurt.

Natën e së premtes rreth orën 04:35, prodhimi i energjisë elektrike në termocentralin bërthamor Gösgen (KKG) është ndërpre. Sistemi i mbrojtjes së reaktorit, shkaktoi një mbyllje automatike të reaktorit. Zbardhja e shkakut është në proces, njofton operatori i centralit bërthamor Gösgen, transmeton portali Shtegu.

Ngjarja nuk ka ndonjë ndikim në mjedisin jetësor dhe sistemi është në gjendje të sigurt.
Për ngjarjen është vënë në dijeni Inspektorati Federal Bërthamor Ensi. Kjo shkruan në faqen e saj kryesore se rrjeti matës ENSI për monitorimin automatik të normës së dozës në afërsi të termocentraleve bërthamore MADUKm nuk regjistroi ndonjë rritje të radioaktivitetit. Si zakonisht në raste të tilla, ENSI do të analizojë incidentin e raportuar.

You may also like