Fifi përjeton çdo ditë këto komente dhe nuk është normale! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komentet negative janë pashmangshme në rrjete sociale, sidomos kur je një person publik, por për Fifin kjo është kthyer problem. Komentuesit e kritikojnë që nga pesha, deklaratat që bën e deri tek marrëdhënia e saj me Adisin. Video e fundit që Fifi ka postuar me Adisin ka sjellë një lum komentesh të tilla. Sot këngëtarja ka vendosur t’i postojë në Instastory duke treguar çfarë përjeton çdo ditë. Disa e kanë komentuar për peshën, ndërsa disa të tjerë e kanë krahasuar me Adrola Dushin. Këngëtarja ka treguar se e përjeton çdo ditë këtë lloj bullizmi, teksa ka thumbuar dhe Zhaklin Lekatarin. “Ku janë këto gazetarët që na japin moral, të merren pak me këto femrat që bullizojnë femrat… Apo edhe këto kanë të drejtë të shprehin mendimin dhe të bëjnë çfarë të duan”, ka shkruar Fifi.

“Sot gjithë ditën vetëm me këto komente do të merrem t’i postoj që t’ju tregoj çfarë përjetoj unë çdo ditë”, vazhdon këngëtarja.

You may also like