Fifi largohet nga studio e Big Brother, nuk e përballon presionin e debatit – Shqip

by admin
Spread the love

21:23 | 25 Shkurt 2022

Fifi

Sonte po transmetohet puntata e dytë e “Post Big Brother Vip” në Top Channel.

Emisioni sonte vazhdoi aty ku mbeti të martën, me protagoniste Fifin, shkruan lajmi.net.

Episodin e kaluar Fifi debatoi me tone të larta me Arditin, Arjolën, Ilirin e Einxhelin, ndërsa sonte me rastin e transmetimit të pamjeve kur Fifit i ka rënë të fikët gjatë spektaklit para disa muajsh, bëri që këngëtarja të mos ndihet mirë.

Fifi u largua nga studio sepse u bë keq dhe nuk arriti ta përballonte më presionin e debatit.

Ajo që reagoi ishte Monika e cila kërkoi të mos diskutohet më ngjarja e Fifit, derisa pati kundërshtime të ashpra nga Einxhel e cila tha se “mendimin tim për ngjarjet nuk ma ndalon askush!”./Shqip.

You may also like