Fifi ka zemër të madhe, por manipulohet nga Monika

by admin
Spread the love

Në një intervistë ekskluzivë për ‘Fan Club’, isha banorja e Big Brother VIP, Sheila Haxhiraj, ka folur për Fifin, duke thënë se është një njeri me zemër të madhe dhe më e sinqertë se ç’duhet.

Duke risjellë në vëmendje të bisedës debatin e ‘sajuar’ mes Filloreta Raçit dhe Monikës, Sheila tha se Monika po përfiton nga gjendja emocionale e këngëtares dhe po manipulon këtë të fundit.

“Ka zemër shumë të madhe dhe shumë e sinqertë, po më vjen keq po përfitohet me gjendjen e saj të keqe emocionale dhe po manipulohet nga Monika”.

“Nuk e kam kuptuar këtë afrimitetin e tyre, që Monika ka për Fifin. Kur ka qenë zënka i kam thënë Monikës që mendoj në të pavetëdijshmen tuaj mendoj që këto janë fjalë të vërteta që keni thënë për njëra-tjetrën (gjatë zënkës)”.

“Nuk kam qenë prezente dhe nuk gjykoj dot më mirë”, është shprehur Sheila.


You may also like