Fifi e sjell këngën “Diell” këtë herë në duet me Taynën – Shqip

by admin
Spread the love

23:28 | 15 Dhjetor 2021

Tayna gjatë ditës së djeshme ka festuar 25 vjetorin e lindjes së saj.

Me një ceremoni të veçantë ajo ka festuar datëlindjen e saj, shkruan lajmi.net.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen më së shumti ishte pjesëmarrja në datëlindje e këngëtares Fifi. Fifi dhe Tayna vite më parë patën krisur raportet e tyre.

E pas daljes së Fifit nga BBV-ja, kësaj krisje i erdhi fundit dhe ato vendosën për paqe. Kështu këngëtaret e famshme vendosën të rregullojnë raportet e tyre.

Dhurata e Fifit për Taynën ishte dueti i këngës që rrëmbeu miliona klikime ‘Diell’.

Këngëtaret sollën duetin live në ceremoninë e datëlindjes dhe të dyja së bashku e ‘shkrinë’ këngën.

Tayna gjithashtu në 25 vjetorin e lindjes së saj ka publikuar këngën ‘OFG’.

Më poshtë mund të dëgjoni intervistën e Taynës në emisionin Mirazh, prodhim i lajmi.net./Shqip/

You may also like