Fifi doli topless, kamerat kapin momentin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kantautorja Filloreta Raçi – Fifi, është pa dyshim një prej banoreve më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo është diskutuar shpesh për temperamentin e saj dhe sjelljet brenda shtëpisë, gjersa të martën ajo rezultoi si banorja më e preferuar e publikut nga një televotim që u hap gjatë spektaklit.

Të enjten, këngëtarja e njohur duket se ka përjetuar disa çaste relaksi, teksa ka vendosur të shijojë një masazh nga banorja tjetër e shtëpisë, modelja Beniada Jakiç.

Gjatë transmetimit, kamerat kanë kapur momentin kur FIfi është zhveshur tërësisht në pjesën e sipërme, për ta shijuar kështu masazhin e modeles.

Në sy ra edhe tatuazhi i saj, të cilin e ka të realizuar deri në boshtin kurrizor.

Fifi përndryshe është komentuar shumë edhe për raportin e saj të afërt me Granitin, por që dyshja tashmë i kanë sqaruar gjërat, duke theksuar para publikut se mes tyre ka vetëm shoqëri.


You may also like