Fifi dhe Donaldi, dy emrat që do të mbahen mend sivjet

by admin
Spread the love

Filloreta Raçi – Fifi dhe Donald Veshaj janë dy emrat që do të mbahen mend nga viti 2021.

Me hyrjen e tyre në Big Brother VIP, ata u bënë personazhet më të komentuara në mbarë shqiptarinë në muajt e fundit.

Këngëtarja shqiptare do të kujtohet për shumëçka brenda shtëpisë, nga ngritja e zërit përballë banorëve të tjerë, deri te humbja e ndjenjave në 2-3 raste.

Sa ishte brenda, ndjekësit e këtij spektakli me shikueshmëri të lartë, kërkuan që Fifi të dalë, pasi, siç thanë shumica nga ta, ajo kishte nevojë për psikiatër, pasi po përballej me probleme të shëndetit mendor.

Nga marrëdhënia e saj me Granit Canën, banorin i cili la shtëpinë pas dy muajve, deri te ‘tekat’ e saj, të cilat shpeshherë nuk u pëlqenin banorëve e shpeshherë as audiencës, kanë bërë që Fifi të jetë në llupën e mediave.

Rasti i fundit kur ajo ra pa ndjenja në transmetim direkt ishte shkak që këngëtarja ta rimendonte edhe një herë qëndrimin brenda shtëpisë – dhe si përfundim, ajo zgjodhi të dilte, pasi, siç pati thënë ajo, ‘nuk po e përballonte më presionin’.

Në anën tjetër, Donaldi do të mbahet mend fillimisht për ndjenjat e forta dhe emocionet që i dhuroi publikut shqiptar, kur brenda hyri ish e dashura e tij, prezantuesja Bora Zemani.

Shumë shqiptarë ishin para ekranit kur Big Brother njoftoi se brenda hapësirës së shtëpisë do të vinte moderatorja dhe në fund, ashtu siç menduan, edhe doli. Donaldi dhe Bora u puthën, duke u bërë më pas çifti që u postua e ripostua nga shumë të famshëm dhe njerëz të tjerë në rrjete sociale, duke mos përjashtuar këtu mediat që shpërthyen me lajme për ta.

Më pas, çdo që u ‘shkatërrua’ kur Donaldi shprehu pëlqim për Beatrix Ramosaj, pas daljes së shoqes së ngushtë të tij dhe Borës, Semit.

Komediani ‘zhgënjeu’ shqiptarët, shumë prej të cilëve e akuzuan se po luan me dy femra, madje e ofenduan për atë që i bëri Borës, pa u sqaruar me të.

Donaldi ishte pika kryesore e njërit prej edicioneve të reja të Big Brother VIP, kur opinionistët ‘iu vërsulen’ dhe e kryqëzuan për ndjenjat ndaj Beatrix, pa i dërguar një mesazh Borës, që siç tha Arbër Hajdari, kishte mundësi ta bënte përballë një kamere brenda.

Sido që të jetë, kaluan pak ditë dhe gjithçka u harrua, derisa erdhi një mesazh nga Bora Zemani në rrjete sociale, ku thoshte se edhe Donaldi është njeri, madje kërkoi që mos ta kryqëzonin dhe gjykonin, siç po bënte edhe ajo.

Gjithsesi, moderatorja përfitoi mijëra ndjekës nga kjo situatë, ndërkohë Donaldi dhe Beatrix po vazhdojnë të shijojnë lidhjen që kanë krijuar brenda shtëpisë.

Big Brother po vazhdon ende, veçse pa Fifin. Ndërkohë, në anën tjetër, Donaldi është në mesin e konkurrentëve më të fortë për ta fituar çmimin e madh.

2021-shi po ikën dhe me të ndoshta edhe ato që pamë, veçse do rrinë gjatë në kujtesën e shqiptarëve, madje edhe te vet Fifi, Donaldi e Bora.


You may also like