FIFA ndalon zyrtarisht konsumimin e birrës në stadiumet e Katarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga fillimi i Kupës së Botës 2022. Vendi pritës i Katarit, i ka bërë një kërkesë specifike FIFA-s për të ndaluar konsumimin e birrës brenda ambienteve të stadiumeve. Një njoftim zyrtar vjen edhe nga qeveria më e madhe e futbollit, FIFA.

“Pas diskutimeve me autoritetet e vendit pritës dhe FIFA, është marrë vendimi që të limitojmë shitjen e pijeve alkoolike në “FIFA Fan Festival” dhe në destinacione të tjerë të fansave dhe pikat e autorizuara, duke hequr kështu pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjen e Kupës së Botës”.

Sponsor kryesor i FIFA-s në këtë botëror do të jetë marka e birrës “Budweiser” e cila do të jetë e disponueshme vetëm me 0% alkool. Në Katar, birra do të vazhdojë të shitet në supermarketet e vendit, por jo në ambientet e stadiumeve. /oversport.tv

You may also like