FIFA falënderon Shqipërinë/ Infantino, mirënjohje kryeministrit për evakuimin e sportistëve afganëve

by admin
Spread the love

Shqipëria ka ndihmuar të largohen nga Afganistani qindra qytetarë afganë të profesioneve të ndryshme. Mes tyre ka pasur edhe sportistët.

Ata ishin bashkëpunëtorë të aleatëve dhe kërkonin të largoheshin nga vendi që ishte nën pushtetin e talebanëve. Për këtë vendim qeveria shqiptare mori vlerësime ndërkombëtarisht, ndërsa lajmi bëri jehonë në mediat më prestigjioze të botës.

Gjithçka lidhet me largimin e 57 emigrantëve, pjesë e një skuadre futbolli dhe basketbolli nga vendi afgan, teksa një ndihmesë e ka dhënë edhe Shqipëria.

Kontributin e Shqipërisë e vlerësoi edhe numri një 1 i FIFA-s Gianni Infantino.

“Ne do të donim të shprehim falenderimet tona të sinqerta si për Amirin e Katarit, Lartësinë e Tij Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana të tilla sfiduese”,

Mbi 1 mijë shtetas afganë kanë ardhur në vendin tone ku dhe janë strehuar përkohësisht ndërsa pritet që një pjesë e mirë e tyre të niset drejt SHBA.

Sot një një lajm mjaft i rëndë vjen nga Afganistani ku militantët talebanë dyshohet se i kanë prerë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar të volejbollit për femra të reja.


Top Channel

You may also like