FFK thërret konferencë për media, pritet vendimi mbi të ardhmen e Bernard Challandes

by admin
Spread the love

Humbja e papritur e Kosovës nga Gjeorgjia ka lënë shije të hidhur te tifozët, njohësit e futbollit vendor por edhe brenda drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Trajneri Bernard Challandes është në qendër të kritikave pas rezultateve tejet negative dhe e ardhmja e tij tashmë është shumë e pa sigurt.

Menjëherë pas ndeshjes me Gjeorgjinë, mbrëmë është zhvilluar një takim në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” ndërmjet krerëve të federatës për të diskutuar hapat e më tutjeshëm.

Sot, Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për media në ora 13:00 nga ku edhe pritet të mësohet se cili do të jetë vendimi mbi të ardhmen e trajnerit Bernard Challandes dhe hapat se si do të vazhdohet më tutje me zhvillimin e Përfaqësueses.

You may also like