FFK-ja grumbullon talente nga Evropa, SHBA-ja dhe Kanadaja në Saarbrucken 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në kuadër të identifikimit dhe zhvillimit të talenteve të reja jashtë vendit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për vitin e shtatë rresht ka organizuar Kampin seleksionues të talenteve në Gjermani.

Këtë vit, kampi po mbahet në Saarbrucken, ku janë përfshirë 110 fëmijë nga Evropa, SHBA dhe Kanadaja. Kampi ka filluar më 29 mars dhe do të zgjasë deri më 3 prill, duke ofruar një platformë të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Talente nga grupmoshat U16, U17, U18 dhe U20 po marrin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, e ku trajnerët e ekipeve Kombëtare të Kosovës janë angazhuar në punën me këta talente, me synimin për të identifikuar lojtarët më të mirë, të cilët në të ardhmen do të mund t’i bashkohen ekipeve zinxhir të kombëtares.

Ky aktivitet njëherësh reflekton përkushtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i dhënë hapësirë dhe mundësi të barabarta të gjitha talenteve për përfshirje në ekipet kombëtare.

You may also like