FFK-ja do t’i pajisë të gjitha klubet e Superligës me sistemin GPS

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Federata e Futbollit e Kosovës do t’i pajisë të gjitha klubet e Superligës me pajisje të sistemit GPS.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Zeri.info” nga burime të sigurta brenda FFK-së.

Gjurmuesi GPS i vendoset futbollistit/futbollistes dhe e përcjell çdo lëvizje të tij/saj në fushë.

Ky sistem u shërben futbollistëve që të dinë se ku po pozicionohen për analiza taktike, ndihmon gjithashtu në parandalimin e dëmtimeve, pasi mund të detektojë fizikun e sportistit.

Futbollistët mund ta përdorin dhe ta përmirësojnë gjendjen e tyre fizike, derisa dihet se sa kanë vrapuar, sa hapësira kanë mbuluar në fushë, sa energji shpenzojnë dhe mbledhja e gjithë këtyre të dhënave përmirëson paraqitjen e tyre.

Sistemi GPS përdoret në shumicën e vendeve të botës ku futbolli është i zhvilluar. 

You may also like