Festival golash në Superkupën e Gjermanisë, Bayerni ngre në qiell trofeun

by admin
Spread the love

Bayern Munich fitoi Superkupën e Gjermanisë pasi mposhti në finale Leipzigun në një festival golash. Bavarezët fituan në një sfidë spektakolare e cila përfundoi në shifrat 5-3.

Bayern duket se e mbyll sfidën që në pjesën e parë, ndërsa arrin të realizojë tre gola. Musiala hap festivalin e golave, përpara se Sadio Mane dhe Pavard të çonin bavarezët në dhomat e zhveshjes në avantazhin e trefishtë.

Në pjesën e dytë Halstenberg ngushton diferencat, duke i çuar shifrat në 3-1, por Gnabry arrin të thellojë sërish diferencat duke çuar rezultatin në 4-1. Atëherë kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur, Nkunku dhe Olmo rihapin gjithçka duke e çuar rezultatin në 4-3.

Sfida bëhet sërish interesante dhe minutat e fundit bëhen akoma edhe më emocionuese. Megjithatë, për të mbyllur llogaritë mendoi Leroy Sane që shënoi edhe golin e pestë duke vulosur rezultatin final të takimit.

Me këtë fitore Bayerni arrinë të fitojë një tjetër Superkupë të Gjermanisë, ndërsa e nis sezonin e ri me një trofe në ndeshjen e parë zyrtare. /oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Twitter

You may also like