Festimet e vitit të ri kinez/ Në Tajvan, bashkëshortët bëjnë garë me gratë kaliqafë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një garë ku burrat mbajnë gratë kaliqaf teksa adhurojnë perëndeshën e tyre përmbylli festën tradicionale 15-ditore të Vitit të Ri Hënor në Tajvan.

Në një fshat tajlandez, banorët festojnë teksa mblidhen të gjithë dhe ecin me radhë nën një karrocë ku qëndron statuja e perëndeshës Mazu.

Mbi 20 besimtarë mbajnë karrocën në dy anët e saj dhe parakalojnë në rrugën kryesore të fshatit Lize në bregun verilindor ku presin banorët.

Adhuruesit besojnë se të kalosh nën karrocën që mban hyjin e shenjtë do t’u sjellë fat dhe mirëqenie, dhe madje mund të shërojë disa sëmundje.

Në të njëjtën kohë, vendasit garojnë me njëri-tjetrin për të treguar përkushtimin e tyre ndaj perëndeshës Mazu. Moti i keq me reshje shiu nuk e uli në asnjë moment shpirtin garues të tajlandezëve.

Gara njihet si traditë nga fiset indigjene të bregdetit lindor të ishullit, ku dhëndrit mbajnë nuset e tyre në kurriz në ceremoninë e dasmës. Ky veprim bëhet për të  treguar forcën e dhëndrit dhe të bindë prindërit e nuses se ai mund ta mbrojë nusen dhe të sigurojë një jetë të mirë.

Në këtë ditë të fundit të festimeve, në ditën e pesëmbëdhjetë të kalendarit hënor, besimtarët konsumojnë “tang-yuan”, i përbërë me oriz dhe në formë të rrumbullakut, që simbolizon bashkimin familjar.


Top Channel

You may also like