Festë në Ukrainë, shënohet 1-vjetori i çlirimit të parë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në Moshchun të Ukrainës u përkujtuan të martën ushtarët që humbën jetën duke luftuar në mbrojte të vendit të tyre.

Ata që ranë në përpjekje për ta çliruar qytetin nga pushtuesi rus, u nderuan nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Kjo betejë sipas të këtij të fundit ishte pikë kyçe për kthimin e vendeve të pushtuara nga Rusia. Kurse ata që arritën të shpëtojnë në ketë luftë, u dekoruan, raporton Shqip.

E për të dal nga ky konflikt që nisi 1 vjet e një muaj më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, bëri me dije, se i takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për ta zgjidhur në mënyrë paqësore ketë çështje. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like