Festat ‘trokasin’ në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, çifti publikon portretin familjar (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashur dhe më të ëmbël të showbiz-it shqiptar. Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe tashmë janë edhe prindër të një vajze të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Duket se çifti tashmë janë më të lumtur se kurrë dhe këtë e reflektojnë shpesh me postimet e tyre në rrjete sociale. Së fundmi, Besi, Xhensila dhe Ajka kanë pozuar përpara pemës së Vitit të Ri dhe duken shumë të lumtur e të qeshur.

Këngëtarja është veshur thuajse njëlloj si vogëlushja e tyre, Ajka, ndërsa Besi shfaqet mes tyre.Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar”, ka shkruar këngëtarja krahas portretit familjar në postimin e publikuar në rrjete sociale.

Nga kjo foto e fundit e Besit dhe Xhensilës, duket se festat kanë trokitur më herët në shtëpinë Kallaku.

You may also like