Festat me zhurma nuk janë për të gjithë/ Djali i Princit William bën veprimin e papritur në mes të ceremonisë (Foto)

by admin
Spread the love

Ditën e sotme Mbretëria e Bashkuar ka festuar 70 vjetorin e Mbretëreshë Elizabet II në fron.

Pjesë e festimeve ishin edhe shfaqjet në qiell, të cilat e bënë atmosferën më të madhe. Avionët luftarakë formuan në qiell numrin 70 në nder të Mbretëreshës.

Jo të gjithë e pëlqyen këtë gjë, pasi djali i Princit William bëri një gjest të papritur në momentin e shfaqjes.

Teksa po ndiqnin gjithçka nga ballkoni i pallatit mbretërorë, ai mbylli veshët për shkak të zhurmës.

Sipas Sky News, katër vjeçari e kuptoi gabimin dhe i hoqi duart nga veshët, shoqëruar me një fytyrë qesharake.