Festa e Flamurit, Kryeministri Rama publikon videon nga Vlora: Me çikat e Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Vlorë me rastin e shënimit të 109-vjetorit të Pavarësisë. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale, një moment të veçantë me çikat e Kosovës, siç e quan ai.

“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama krahas videos, ku shqiptaret nga Kosova kërkojnë të bëjnë foto me kryeministrin e Shqipërisë.

Në ceremoninë e organizuar për 28 Nëntorin në Vlorë, u bënë sot bashkë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

You may also like