Ferrari rrit parashikimet për vitin 2022, pas rezultateve të mira në T II dhe rekordit të porosive

by admin
Spread the love

Ferrari mposhti parashikimet e fitimeve dhe raportoi porosi rekord në tremujorin e dytë, duke e nxitur prodhuesin e automjeteve sportive luksoze të rrisë objektivat për të gjithë vitin, falë rritjes së shitjeve të modeleve Portofino M dhe F8.

Kompania italiane, e famshme për motorët e zhurmshëm të supermakinave me çmime që nisin nga 200.000 euro (205.000 dollarë), prezantoi në qershor planin e ri të biznesit, me premtimin se do t’i bëjë 80% të modeleve të saj të makinave elektrike dhe hibride deri në vitin 2030.

Dërgesat në tremujorin prill – qershor u rritën me 4%, ku dërgesat në Kinë u më shumë se dyfishuan, në 358 njësi.

Shtëpia automobilistike deklaroi se modelet hibride përfaqësojnë 17% të dërgesave në këtë periudhë, që kur nisën dërgesat e para të 296 GTB prej 275.500 eurosh, e cila iu shtua SF90 Stradale, makinës së parë hibride të kompanisë.

Ferrari parashikon që EBITDA të jetë mes 1.70 – 1.73 miliardë euro, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 1.65-1.70 miliardë eurosh.

“Rezultatet pozitive në gjashtë muajt e parë dhe qëndrueshmëria e biznesit tonë na lejojnë të rishikojmë në rritje parashikimet e vitit 2022 në të gjitha metrikat”, – tha në një deklaratë, drejtuesi ekzekutiv, Benedetto Vigna.

“Edhe marrja neto e porosive arriti një nivel të ri rekord në tremujorin e dytë”, shtoi Vigna, i cili mori drejtimin e Ferrarit në shtator të vitit të kaluar.

Kërkesa u rrit, edhe pse pjesa më e madhe e modeleve tashmë janë shitur, tha Ferrari. Kompania ka premtuar se do të realizojë në vitin 2025, makinën e saj tërësisht elektrike, një nga 15 modelet e reja që synon të prezantojë nga viti 2023 deri më 2026.

Në shtator, Ferrari pritet të prezantojë SUV-in (sport utility vehicle) e parë të shumëpritur, i quajtur
“Purosangue”, me motor V-12 me gaz.

Ferrari deklaroi sot se parashikon të nisë prodhimin e Purosangue – së bashku me atë të Daytona SP3 Icona-series car, 840 kuaj fuqi – në vitin 2022, kurse dërgesat do të fillojnë në vitin 2023.

/ Reuters


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like