Ferrari nënshkruan marrëveshje me kompaninë teknologjike Velas për të krijuar produkte dixhitale për fansat –

by admin
Spread the love

Ferrari njoftoi se duke nisur nga sezoni i ardhshëm, skuderia e tij për gara automobilistike do të mbështetet te një partner i ri, Premium Partner: Velas Network.

Skuderia e Ferrari do të lidhet me një aktor të klasit botëror në sektorin e blockchain dhe Nft, i cili ka spikatur, sipas një njoftimi nga grupi, “për performancën dhe inovacionin e shërbimeve të ofruara, karakteristika që e bashkojnë atë me skuderinë e Ferrarit”. .

Qëllimi i marrëveshjes

Velas është një kompani me seli në Zvicër, e fokusuar në krijimin dhe integrimin e produkteve dhe shërbimeve teknologjike dhe e udhëhequr nga një ekip i ndryshëm inxhinierësh, kriptografësh, studiuesish dhe matematikanësh. Marrëveshja shumëvjeçare parashikon krijimin e produkteve dixhitale ekskluzive për fansat e Skuderisë. Ndër të tjera, Velas do të jetë Title Sponsor e Ferrari Esports Series.

“Jemi të lumtur që nisim këtë bashkëpunim me Velas Network, shoqëri inovatore dhe me performancë të lartë për produkte dhe shërbime teknologjike avangardë – thotë Mattia Binotto, General Manager dhe Team Principal, nga Skuderia Ferrari. – Janë të gjitha vlera që na bashkojnë dhe na bënë që të zgjedhim Vegas, si një nga Premium Partner tanë”.

Farhad Shagulyamov, Ceo dhe bashkëthemeluesi i Velas Network, shton: “Pasi ndërtuam blockchain e gjeneratës së ardhshme, që i kushton vëmendje të veçantë performancës dhe qëndrueshmërisë, bashkëpunimi me një tjetër ikonë si Ferrari erdhi natyrshëm. Velas ka prezantuar një seri teknologjish inovative në botën e blockchain dhe derivateve të saj, të cilat tani do të shfaqen falë pranisë në krye të automobilizmit sportiv.


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like