Fermerët në veri të Italisë bllokojnë rrugët me traktorët e protestës (fotot)

by admin
Spread the love

Fermerët italianë kanë dalën sot me traktorë në rrugët e veriut të Italisë teksa protesta e tyre po zgjerohet pas nisjes së disa ditëve më parë në Italinë qendrore.

Më shumë se njëqind traktorë dolën në rrugët e Cueno pranë Genoa, duke bërë thirrje që produkteve të tyre t’u jepet “vlera e drejtë” nga qeveria, teksa pakënaqësia rurale në Evropë është zgjeruar, kundër rregullave të BE për reduktim të subvencioneve dhe të prodhimit bujqësor.

Mediat vendase thonë se demonstrata u zhvilluan sot në disa qytete italiane, kryesisht në rrethinat e Milanos, Pavia e Lodi, ndërsa dje traktorët kishin dalë në rrugët e Ravenna, Foggia e Leçe më në jug.

Protesta i bashkohet lëvizjeve të ngjashme në qytete të shumta të Evropës, teksa sot në Francë policia nisi arrestime të fermerëve protestues pranë Parisit.

Franca është kthyer në qendrën e zemërimit të fermerëve evropianë kundër pengesave dhe burokracive të ngritura nga autoritetet, teksa protesta janë mbajtur gjithashtu Gjermani, Poloni, Rumania, Belgjikë e Spanjë.

Arnaud Rousseau kreu i sindikatës më të madhe bujqësore franceze, tha se fermerët kërkojnë vlerësim të produkteve të tyre, reduktim të burokracive të shitjes dhe mbrojtje nga produktet e huaja me cilësi të dobët.