Ferizaj: Iu konfiskua motoçikleta nga Policia, i riu e merr atë nga stacioni në pikë të ditës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë ditës së mërkure i kishte konfiskuar një të mituri, një motoçikletë.

Ky i fundit, një ditë më pas është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty e ka marrë motoçikletën e konfiskuar.

Në lidhje me këtë, Policia e Stacionit në Ferizaj ka nisur hetim.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në lidhje një video që është postuar në rrjetet sociale se një i mitur është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty ka marrë motoçikletën e konfiskuar një ditë më parë. Policia e stacionit në Ferizaj ka nisur hetimin dhe për informata shtesë do të njoftoheni me kohë!”, ka thënë Veseli.

You may also like