Ferit Keta, rrëfimi i një karrierë kuqezi

by admin
Spread the love

Ferit Keta është pa dyshim një emër i rëndësishëm i sportit shqiptar. Kampion Bote në Kick-Boks dhe me një karrierë të shkëlqyer edhe në boks, me një rekord prej 15 fitoresh dhe asnjë humbje.

E fundit, vetëm pak ditë më parë në Tetovë, aty ku 34-vjeçari në një mbrëmje emocionuese me rastin e 28-Nëntorit, festës së Pavarësisë, siguroi një sukses të rëndësishëm kundër gjeorgjianit Lukhutashvili. Një mbrëmje që për Feritin ishte e veçantë për vetë simbolikën e saj.

E teksa planifikon takimin e radhës në boks, me emrin e kundërshtarit, që do të mësohet në janar, vlen të kujtohet një tjetër mbrëmje e madhe, ajo e verës së kaluar në Kalanë e Bashtovës, ku Ferit Keta fitoi titullin kampion Bote në Kick Boks në versionin IKBF, duke mundur holandezin Blokland.

Edhe pse fillimet i ka pasur në Kick Boks, Ferit Keta rrëfen një prapaskenë interesante nga karriera e tij e hershme në Gjermani, atë se si rastësia e deshi që të kalonte te boksi amator e më pas tek ai profesionist.

Si një profesionist në Boks e Kick-Boks një pyetje interesante është ajo që bëjnë dhe të pasionuarit e këtyre sporteve, në një duel rruge, do të fitonte një boksier apo një kick-bokser.

Pa dyshim për të gjithë ata që duan të ndjekin hapat e tij, boksieri nga Bulqiza shpjegon edhe çelësin e suksesit për një karrierë si ajo e tija.

Feriti është pjesë e dinastisë Keta. Vëllezërit e tij, Ismaili dhe Gjetani, kanë mrekulluar publikun me duelet e tyre, duke ngritur lart emrin e kësaj familjeje, për vetë Feritin është privilegj, por mbi të gjitha përgjegjësi për të mbajtur lart emrin e kësaj dinastie.

Si te Feriti, Gjetani apo Ismaili, ndjesia e krenarisë kombëtare është e jashtëzakonshme, me 34-vjeçarin që e lidh atë edhe me shpirtin luftarak që i karakterizon.

Dhe kur flitet për krenarinë kombëtare, Feriti ruan një koment edhe për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin për atë që bënë kundër Serbisë në Botërorin e Katarit.

Dhe, në fund, një pyetje se cili ka qenë momenti me i mirë i një karriere të pasur me triumfe si ajo e tija./ Supersport


Top Channel

You may also like