Fenomeni më i ri i PSG-së, kush është 16 vjeçari që debutoi në ndeshjen ndaj Clermont?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fitorja me rezultatin 0-5 e PSG-së ndaj Clermont në javën e parë të Ligue 1 për sezonin 2022-2023, përveç paraqitjes së shkëlqyer të Neymar dhe të Messit, regjistroi edhe një debutim historik.

Warren Zaire-Emery, një mesfushor 16-vjeçar, u bë lojtari më i ri që debuton me parizienët pasi bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare në minutën e 82-të duke zëvendësuar Marco Verrattin.

“Warren ka qenë shumë serioz dhe shumë i mirë gjatë fazës parapërgatitore. Më duhej t’i jepja minutat e para. Është e rëndësishme që fjalët e tij të zbatohen në praktikë, ai duhet të marrë pjesë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Christophe Galtier, në një konferencë për shtyp.

Shqip shkruan se në moshën 16 vjeç, katër muaj e 29 ditë, Zaire-Emery tejkaloi rekordin e mbajtur nga Kingsley Coman, i cili debutoi në moshën 16 vjeç dhe 8 muaj dhe pati kohë të fitonte Ligue 1 para se të shkonte te Juventus.

Mesfushori do të luajë mes skuadrës së parë të Paris Saint-Germain dhe skuadrës së moshatarëve të tij te parizienët.


Top Channel

You may also like