Fenomeni elozhe për Mbappe: Më kujton veten, di t’i “vjedhë” kohën kundërshtarit!

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe është deri në këtë pikë, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës teksa regjistron pesë gola me fanellën e Francës duke qenë së bashku me Olivier Giroud lideri i “gjelave”.

Misioni i radhës për Mbappe me shokë është gjysmëfinalja e së mërkurës ndaj Marokut, teksa 23-vjeçari synon të shtojë edhe një tjetër Botëror në koleksionin e tij të trofeve.

Së fundmi, elozhet për sulmuesin e PSG vijnë edhe nga një legjendë si Ronaldo Fenomeni. Me eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës, duket se tashmë Fenomeni bën tifozllëk për Mbappe ndërsa thekson se lëvizjet e francezit në fushë, i kujtojnë veten.

“Mund të flas pa fund për shpejtësinë dhe kualitetin që zotëron Kylian Mbappe. Është shumë i mirë dhe ndonjëherë me lëvizjet e tij në fushë më kujton veten time. Ai e di shumë si të vendosë në funksion aftësitë e tij dhe si të shfaqet më shpejtë se kundërshtari. Falë kësaj, Mbappe ia del të shënojë shumë gola, por edhe të asistojë”, u shpreh Ronaldo.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like