Femra/ Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste në US Open

by admin
Spread the love

Aryna Sabalenka kualifikohet në raundin gjysmëfinal të US Open.

Tenistja bjelloruse triumfoi përballë çekes Karolina Pliskovas 2-0 me sete. Një ndeshje e dominuar nga bjellorusja, ku ne setit e parë nuk hasi aspak vështirësi, pasi triumfoi 1-6, ndërsa seti i dytë dhe i fundit u luajt për 55 minuta dhe 24-vjecarja e fitoi përsëri, por këtë me rezultat më të ngushtë, 6-7.

Në raundin tjetër u kualifikua edhe Swiatek, e cila mposhti 2-0 Jessica Pegulan. Polakja i fitoi të dy setet ndaj amerikanes me rezultatin 6-3 dhe 7-6 dhe në gjysmëfinale do të ketë përballë SabalenkAn. Sfida e fundit do të luhet me datën 9 shtator, në orën 2:30, dhe do të transmetohet “live” nga Eurosport, në platformën DigitAlb.


Top Channel

You may also like