Fëmija 16 muajshe me lëndime të rënda

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy prindër të ri nga Struga po ndiqen penalisht nga policia për shkak të lëndimit të fëmijës së tyre 16 muajshe, përcjell KlanM. Sipas policisë, një pjesë e mobiljeve në shtëpinë e tyre ka rënë mbi fëmijën, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“NjPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M.(25) dhe gruas jashtëmartesore të tij, A.I (21), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “neglizhimi dhe keqpërdorimi i fëmijës”. Me datë 12.02.2023 rreth orës 11:00 në SPB Ohër është marrë njoftim se me lëndime të rënda fizike në spitalin ‘Shën Erazmo’ është sjellë një fëmijë 16 muajshe nga Struga. Pas masave të marra është konstatuar se fëmija ka pësuar lëndime në shtëpinë e të denoncuarve, pasi një pjesë e mobiljeve ka rënë mbi të”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

You may also like